Lëvizje të shumta te Milani, kuqezinjtë përgatisin një tjetër “derbi” me Interin në merkato dhe gjejnë zëvendësuesin për…

Milani duket se është vendosur në lëvizje ditën e sotme pas rinovimeve të Paolo Maldinit dhe Riki Masarës që ka zhbllokuar situatën në merkaton e kuqezinjve që janë vënë pas objektivit Nikola Milenkoviç për të zëvendësuar Botmanin, i cili “tradhtoi” Milani për t’u transferuar te Njukasëlli.

milenkovic

Sipas “Sport Mediaset” kuqezinjtë kanë piketuar mbrojtësin serb si alternativën e holandezit, duke nisur një “derbi” në merkato me Interin që thuhet se ka marrëveshjen me lojtarin. Mungesa e rinovimit të Asensios me Realin është gjithashtu një pistë tjetër ku kuqezinjtë pritet të kryejnë lëvizje.

768678768

Kryesia e klubit gjithashtu ka zëvendësuar, portierin legjendar Nelson Dida me ish-portierin Flavio Roma në rolin e përgatitësit të portierëve, pasi braziliani nuk rinovoi me klubin për arsye personale.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×