Roma e Zhoze Murinjos po projekton me kujdes përforcimet në këtë merkato, me verdhekuqtë do që ti kushtojnë rëndësi edhe repartit të avancuar ku në orët e fundit ka dalë në skenë edhe emri i sulmuesit italian Xhakomo Raspadori.
Sipas “Calciomercato.com”, Roma po e mendon 22-vjeçarin si një alternativë në sulm në rast të një largimi të Nikolo Zaniolo, i cili ka oferta nga Juventusi dhe Milani.
Sasuolo e vlerëson kartonin e futbollistit rreth 40 milionë euro, me dy skuadrat e Milanos që kanë qenë prej kohësh në ndjekje të tij, por nuk kanë arritur një marrëveshje për shkak të çmimit të lartë, i cili duket se do të qëndrojë i tillë i kushtëzuar edhe nga përfshirja e Romës në garë.
Arena e Lajmit

Loading…