Një titullar shqetëson Shehin/ Iseni e Hila stërviten veçmas, ja situata para Champions-it te Tirana

Tirana ka vetëm një shqetësim: Kristian Toshevskin. Lojtari i cili luan në krahun e djathtë dhe është mbrojtësi i vetëm i këtij lloji mbahet si uji i paktë nga stafi teknik.

TOSHEVSKI ALEKSI

Gjatë këtyre ditëve, Toshevski ka pësuar një goditje në këmbë dhe stafi, për të mos e rënduar, e ka futur në fushë dhe i ka këshilluar lojtarët që të jenë të kujdesshëm në lojë. Jo vetëm kaq, por Shehi është ulur kokë më kokë me Toshevskin, ndërsa përkthyes ka qenë Taulant Seferi. Për 20 minuta, trajneri e lojtari kanë folur për mënyrën se si Toshevski duhet të ruhet deri ditën e ndeshjes.

Tirana stervitja

ISENI – Në stërvitjen e djeshme erdhi edhe Besir Iseni. Lojtari në fillim u prezantua me stafin, mori në dorëzim rrobat e zakonshme dhe më pas u bashkua me ekipin. Trajneri i përgatitjes fizike, Kosta Jani, diskutoi gjatë me lojtarin dhe duke parë gjendjen fizike, vendosi që ta bashkonte me lojtarin tjetër, Hila, duke bërë stërvitje së bashku.

Për sa i përket stërvitjes, Shehi kërkoi në çdo moment përqendrim, por nuk mbetën pas as batutat që zakonisht bëhen para nisjes së stërvitjes. Ekipi më shumë luajti tenis dhe lojëra çlodhëse, pasi vjen nga një fazë përgatitore e ngarkuar.

FORMACIONI – Tirana pritet të luajë me një 11-she duke filluar nga Bekaj në portë, Toshevski, Behiratçe, Najdovski e Ismajlgeci në mbrojtje. Në mesfushë, Aleksi, Totre e Limaj. Sulmi është i përbërë nga treshja Xhixha, Seferi dhe De Silva. Po kështu, formacioni mund të ndryshojë nëse Shehi aktivizon Hilën në vend të Aleksit në mesfushë. Tirana kërkon më të mirën. Në këtë moment që flasim, veç Likës në stol janë Zhivanaj, Përgjoni, Hasani, Hila e lojtarë të tjerë që fare mirë mund të luajnë titullarë te bardheblutë. Dy vite më parë Tirana në Europë kaloi dy ture.

Tirana

Në aventurën e fundit europiane, Tirana ka eliminuar Tbilisin. Në takimin e fundit në Champions League, ka shkëlqyer kundër serbëve të Crvenës. Bardheblutë patën fat dhe me short shkuan në “play off”- in e Europa League ndaj Jang Bojsit. Katër ndeshje miqësore zhvilloi Tirana në Turqi. Skuadra jonë u mund me Fenerbahçen e Dinamo Auto, më pas barazoi me Hermanshtadin dhe fitoi me Shkupin. 64 gola ka shënuar këtë sezon ekipi i Tiranës. Bardheblutë janë gjithashtu edhe skuadra që ka pësuar më pak gola këtë kampionat.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×