Vrau fqinjin e tij ukrainas, pranga 39-vjeçarit shqiptar në Gjermani

Policia Gjermane

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjermane, pasi akuzohet se ka vrarë fqinjin e tij ukrainas. Ngjarja ndodhi në rreth orës 08:00 të mëngjesit të 12 tetorit.
Mediat gjermane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ka sulmuar fqinjin e tij në një pallat në rrugën Robert-Koch-Strasse në Eberswalde.

39-vjeçari ukrainas vdiq si pasojë e sulmeve të shumta. I dyshuari u arrestua pranë vendit të krimit dhe doli para gjykatës në Eberswalde dje.

Ai nuk e pranoi akuzën, ndërkohë që ndaj tij u lëshua urdhër-arresti për vrasje nga pakujdesia.
Hetimet për rrethanat dhe sfondin e krimit janë duke vijuar.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×