Monza tenton dy goditje të mëdha në këtë sesion të merkatos verore.
Sipas asaj që raporton “SKY Sport”, Silvio Berluskoni dhe Adriano Galiani kanë nisur kontaktet me agjentët e dy futbollistëve për të sjellë te ekipi i sapo ngjitur në Serinë A dyshen argjentinase të sulmit.
Galiani ka pasur kontaktet e para me Vanda Narën, bashkëshorten dhe njëkohësisht agjenten e ish-kapitenit të Interit për të parë dëshirën e vetë 29-vjeçarit argjentinas për të pasur një tjetër aventurë në Serinë A kësaj here me fanellën e Monzës.
Vetë Berluskoni pasi ngjiti ekipin në elitën e futbollit italian u premtoi tifozëve se do të dërgonte skuadrën menjëherë në Champions dhe do të luftonte për titullin kampion brenda pak sezonesh.
Ikardi ndodhet nën kontratë me PSG deri në vitin 2024 ndërsa Paulo Dibala është një lojtar i lirë pas përfundimit të eksperiencës 7-vjeçare me Juventusin.
– Arena e Lajmit

Loading…