E BUJSHME/ Nejmar drejt largimit nga PSG-ja, agjentët e brazilianit kontaktojnë ekipin e madh europian

Nejmar po mendon seriozisht largimin nga PSG gjatë kësaj merkatoje të verës.

NEJMAR

Sipas asaj që raporton “ESPN”, agjentët e futbollistit më të shtrenjtë në të gjithë historinë e futbollit kanë nisur kontaktet me klubin e Çelsit për të kuptuar se cili është interesi i tyre për yllin brazilian.

Nëse përgjigja e tyre do të jetë pozitive, mund të nisë një negociatë e bujshme për ndryshimin e fanellës së 30-vjeçarit brazilian.

Në sezonin që përfundoi, Nejmar me PSG-në u aktivizua gjithsej në Ligue 1 në 22 ndeshje duke e tundur rrjetën 13 herë dhe duke asistuar për shokët e skuadrës 6 herë.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×