Ilir Meta me deklaratë të fortë në “Open”: Edi Rama i jep porosi bandave të krimit të organizuar, të heqë dorë!

Whatsapp Image 2022 09 01 At 21.48.57

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur nëse shqetësohet nga aludimet se kryeministri Edi Rama mund të shkojë deri aty sa ta çojë pas hekurave për ta larguar nga skena politike, kërkoi që kreu i qeverisë të heqë dorë nga porositë që u jep bandave të krimit.

Meta: Këto natyrisht q ë nuk e ndihmojnë besueshmërinë e drejtësisë së re. S’kam asnjë problem unë me drejtësinë. I mbështes të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm. E di si e kanë kaluar vettingun në presion. Kjo e mirë për drejtësinë u bë prej Ilir Metës kur ishte Kryetar i kuvendit dhe

Rakipllari: Po pse reagoi ambasadorja Amerikane pas deklaratës suaj.

Meta: O më bëj ndonjë muhabet më serioz. Mos u bëni dhe ju si Edi Rama që i përdor këto si portalet e Fugës.

Meta: Nuk kamë asnjë shqetësim nga asnjë hetim dhe asnjë lloj ligji. Jam një dëborë e bardhë dhe shumë shpejt në Shqipëri do të vendoset shteti i së drejtës. I vetmi problem që kemi ne udhëheqësit e opozitës është të menaxhojmë me mençuri

Eni Vasili: Ka nga ata që përmendin burgun. A ju shqetësojnë këto. A mendoni se Rama shkon deri atje sa t’ju çojë në burg?

Meta: Unë di se Ilir Meta nuk mbahet. Nuk është fjala për Ilir Metën por për kaq shumë Ilira në të gjithë vendin dhe të heqë dorë nga porositë që i jep bandat dhe krimit të organizuar. I di vetë ai. I di publiku. Kaq! Vazhdojmë, e dini ju të gjitha sesi janë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×