Henrik Mikitarjan është prezantuar ditën e sotme si lojtari më i ri i Interit me mesfushorin që ka thënë fjalët e para si zikaltër. 33-vjeçari ka folur lidhur me emocionet lidhur me këtë transferim ku ka theksuar dëshirën për të lënë shenjën e tij në historinë e klubit.
“Jam krenar që do të luaj për Interin, mezi pres të stërvitem dhe të luaj për këtë skuadër.
Në të shkuarën te Roma nuk e di përse, por gjithmonë kam shënuar kundër Interit, tani dua që ato gola ti përsëris me fanellën zikaltër.
Idhulli im këtu ka qenë Juri Djorkaef, me të cilin kam edhe një foto, dua të lë shenjën time këtu siç ka bërë edhe ai.
Kam folur me Inzagin i kam thënë se jam gati dhe dua t’ia shpërblej besimin në fushë.”, u shpreh Mikitarjan.
Arena e Lajmit

Loading…