Kontratë 3-vjeçare, Egnatia firmos me mesfushorin brazilian

Rrogozhinasit kanë vendosur të mos i lëshojnë nga duart “xhevahirët” që sezonin e shkuar befasuan me cilësitë e treguara në fushë.

XHEKSON

Kështu, pasi ka rinovuar Delarxh dhe Agbekpornu, një tjetër lojtar ka firmosur zgjatjen e bashkëpunimit.

Bëhet fjalë për mesfushorin Xhekson Kenio, i cili ka firmosur kontratën e re, që e mban të lidhur për tri vitet e ardhshme me Egnatian.

Mesfushori zhvilloi një sezon të shkëlqyer vjet dhe pritet që edhe në edicionin e ri të jetë ndër lojtarët kryesorë të rrogozhinasve.

E ndërsa rinovimi me Xheksonin mund të quhet çështje e mbyllur, presidenca dhe stafi vijojnë çdo ditë me intensitet bisedimet me futbollistë të tjerë, që mund të transferohen në Rrogozhinë.

Kështu, nga gazeta mësohet se janë mbyllur bisedimet në parim dhe është rënë dakord që dy mesfushorë të bëhen pjesë e Egnatias. Me sa është bërë e ditur deri më tani, i pari është nga Maqedonia e Veriut dhe pritet të bashkohet shpejt me ekipin.

I dyti është nga Brazili, por do të vijë vetëm pas datës 9 korrik, kur ul siparin liga braziliane, në të cilën bën pjesë. Menjëherë pas përfundimit të angazhimit atje, mesfushori do t’i bashkohet grupit në Rrogozhinë ose Ohër.

Pas stabilizimit të prapavijës, Egnatia plotëson kështu edhe repartin e mesfushës. Megjithëse nuk ka ende të dhëna konkrete, rrogozhinasit pritet të transferojnë edhe lojtarë në sulm, me qëllim rritjen e konkurrencës në ekip.

Rrogozhinasit në sezonin e ri pritet të kenë objektiv maksimal kualifikimin në Europë dhe minimalisht renditjen mbi vendin e tetë.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×