La skuadrën e Serisë A pas 7 sezonesh, kampioni i Europës pranë kalimit te ekipi i madh francez

Andrea Beloti mund të jetë lojtari i ri i Monakos.

BELOTI

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, kampioni i Europës me Italinë është duke diskutuar detajet e fundit me klubin francez nga ku thuhet se mund të zbarkojë në Principatë midis mbrëmjes së sotme dhe ditës së nesërme.

28-vjeçari la Torinon pas 7 sezonesh ku koleksionoi 251 paraqitje në total në të gjitha kompeticionet.

Në sezonin që përfundoi Andrea Beloti u aktivizua gjithsej në Serinë A në 22 ndeshje ku realizoi 8 gola dhe dhuroi dhe 1 asist.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×