Mesfushori i Juventusit telefonon Çavin, i kërkon rikthimin te Barcelona

Artur Melo është shumë i zhgënjyer nga shtytja që Juventusi po i bën që të largohet nga Torino, duke e përdorur si mall shkëmbimi kudo për të arritur tek objektivat e tjerë, si për shembull Nikolo Zaniolo i Romës. E gjithë situata sa po vjen dhe po bëhet e lodhshme për fantazistin brazilian, i cili duke iu referuar asaj që shkruan katalanasja “Sport”, Artur Melo ka telefonuar Ksavi Hernandezin dhe i ka kërkuar që ta rikthejë në Barcelonë.

artur

25-vjeçari që kur zbarkoi në “Kamp Nou” nga Amerika e Jugut u krahasua menjëherë me ish-fantazistin spanjoll, i cili nga larg aprovoi. Por nëse vërtet mendon se Artur ka ende cilësitë për të luajtur në të njëjtin rol dhe me të njëjtin klas si ai, ndoshta është koha që Ksavi të vendosë dhe ta rimarrë në Barcelonë.

Pa dyshim që Juventusi nuk do të pengonte një tratativë të tillë, pasi për Arturin i ka përgjysmuar kërkesat pas 72 milionë eurove që ai u vlerësua në shkëmbimin e ndodhur kokë më kokë me Miralem Pjaniçin, në verën e vitit 2020.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×