Panairi në Beograd/ Presidenti Vuçiç dhe tre kryeministra provojnë verën e trokasin gotat, Rama vetëm… (Video)

Collagejgfhgfjh 600x360 1

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar sot në Beograd ku ka marrë pjesë në samitin e organizuar në kuadër të “Open Balkan”.

Për të provuar se iniciativa ka sukses, në kryeqytetin e Serbisë ishte organizuar edhe një panair i verës e ku kanë marrë pjesë prodhues nga vende të ndryshme.

Në një video të publikuar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shihet se si kryeministrit Edi Rama i ofrohet një gotë verë e kuqe për ta degustuar, megjithatë Rama vetëm i merr erë dhe nuk e provon fare.

Tre kryeministrat e tjerë, ajo e Serbisë, ai i Malit të Zi dhe i Maqedonisë së Veriut së bashku me presidentin serb Vuçiç e shijojnë dhe trokasin gotat, ndërsa Rama e lë në tavolinë pasi bën gëzuar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×