
“Nëse ka një gur diamant në kurorën e turizmit elitar në Shqipëri ai është “Prestige Resort”, kështu është shprehur Drejtori i medias “Panorama” pas aksionit të IKMT në “Prestige Resort” në plazhin e Golemit.
Peza paralajmëroi se në bregdetin shqiptar ka shumë ndërtime pa leje dhe aty duhet te ketë ndërhyrje nga institucionet, ndërsa shtoi se ky është mesazhi më i keq q mund t’i jepet jo vetëm investitorëve të huaj,. por edhe atyre vendas.
“Ndërtimet pa leja janë të panumërta ne si media i kemi të grumbulluara dhe do ti nxjerrim. Kemi tre kulla në 20 kate pa leje. Në jug të Shqipërisë është një resort pa leje. Një hotel në Shqipërinë e Mesme nuk ka asnjë letër për të justifikuar ndërtimin e paligjshme.
Arena e Lajmit