Franc Bekenbauer vuan nga problemet shëndetësore dhe legjenda e futbollit gjerman nuk është parë shpesh këto kohët e fundit në publik.
Në maj, Rudi Fëlerm festoi tërheqjen e tij nga futbolli profesionist dhe të ftuar ishin të gjithë njerëzit e rëndësishëm që e kanë shoqëruar në karrierë.
Megjithatë, Kaizeri, me të cilin ish-sulmuesi fitoi Botërorin në 1990-ën, mungonte në këtë lamtumirë.
Por futbollistja e Bajernit dhe kombëtares gjermane, Linda Dalman, ka postuar një foto të rrallë me 76-vjeçarin, gjatë një vizite të tij në kampin e “Pancerave” në Gjermani përpara se të nisë turneu në datë 6 korrik në Angli.
Sulmuesja 27- vjeçare tha se Bekenbaueri ishte takuar me skuadrën dhe u uroi atyre fat, ndërsa dukej në formë të mirë.
Arena e Lajmit

Loading…