Shtatë makina përfshihen në aksident në aksin Elbasan-Tiranë, dy të plagosur, bllokohet qarkullimi

B97e9afc 8845 48c7 83a0 26209675e5dd

Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në aksin Elbasan-Tiranë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të ‘Tunelit të Krrabës’. Fillimisht janë aksidentuar dy makina, më pas janë përfshirë dhe pesë automjete të tjera.

Për pasojë është bllokuar qarkullimi. Sipas policisë dy persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ambulanca.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×