Tre operacione/ Të akuzuar për vjedhje, arrestohen tre persona në Tiranë

Tirane Policia 1 1024x576

Finalizohen nga Komisariati i Policisë Nr. 4, brenda 12 orëve, 3 operacione policore, të koduara “Videoprojectors”, “Medicus” dhe “Friend”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Tre persona u arrestuan dhe një tjetër u procedua penalisht.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Videoprojectors” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Eduart Zekaj, 29 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua penalisht shtetasi R. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Eduart Zekaj, në kohë dhe vende të ndryshme, dyshohet se ka vjedhur 18 videoprojektorë në 4 universtitete të Tiranës, ndërsa shtetasi R. K., ka përvetësuar sendet e vjedhura.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 18 videoprojektorë, të dyshuar të vjedhur.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Medicus” u bë arrestimi i shtetasit:
– Armand Nushi, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Armand Nushi, në Rrugën e Dibrës, ka tentuar ti vjedhë me dhunë, telefonin shtetasit L. S., dhe më pas është larguar. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se me datë 23.09.2022, ka vjedhur shuma parash në dyqanin në pronësi të shtetasit Th. J.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Friend” u bë arrestimi i shtetasit:
– Emilian Imeri, 26 vjeç, banues në Tiranë.

26-vjeçari, dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme, në magazinën në pronësi të shtetases E. N.

Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tre operacione/ Të akuzuar për vjedhje, arrestohen tre persona në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook