Henrik Mikitarjan i ka dhënë lamtumirën Romës pas 3 sezoneve.
Mesfushori armen, i cili pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme si lojtari i ri i Interit, ka përshëndetur klubin dhe tifozët verdhekuq me anë të një videoje dhe një letre të publikuar në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke shkruar se objektivin e arriti me triumfin në Tiranë në stadiumin “AIR Albania” duke fituar trofeun e Ligës së Konferencës dhe se ka dhënë çdo gjë nga vetja e tij për skuadrën nga kryeqyteti:
“Të dashur tifozë verdhekuq, Roma është një klub vërtet unik. Që nga dita kur mbërrita e deri në finalen e Ligës së Konferencës, mbështetja juaj ka qenë e jashtëzakonshme dhe unë do të jem gjithmonë shumë krenar për këtë.
Kur e vesha për herë të parë këtë fanellë, kisha një synim: ta bëj këtë klub të fitojë dhe të lumturoj tifozët që janë fantastikë me objektivin e arritur në Tiranë! Ky triumf ishte përfundimi i përsosur për tre vitet e mia si verdhekuq. Tani është koha përshëndetjeve.
Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që punojnë në klub për marrëdhënien e veçantë të ndërtuar së bashku ndër vite. Një falenderim i madh për stafin tonë teknik dhe në veçanti për trajnerin Murinjo për besimin, vëmendjen ndaj meje dhe për motivimet e jashtëzakonshme që më dha si lojtar.
Kam dhënë gjithçka për Romën brenda dhe jashtë fushës. Ishte një nder i madh të luaja këtu dhe nuk do t’i harroj kurrë momentet e mrekullueshme që patëm së bashku. Ky klub dhe qyteti i përjetshëm do të mbeten përgjithmonë në zemrën time.
Ju dua! Faleminderit Roma. #DajeRoma”, ishte postimi i 33-vjeçarit.
Në sezonin që përfundoi, Henrik Mikitarjan u aktivizua gjithsej me fanellën e Romës në Serinë A në 31 ndeshje duke shënuar 5 gola dhe dhuke dhuruar gjithashtu edhe 6 asiste për shokët e skuadrës.
View this post on Instagram
– Arena e Lajmit

Loading…