ZYRTARE/ Interi nuk ndalet në merkato, prezantohet dhe lojtari që triumfoi në Tiranë

Tashmë është zyrtare, Henrik Mikitarjan është lojtari i ri i Interit.

MIKITARJAN

Pas blerjeve të Romelu Lukakut, Kristjan Asllanit dhe Andre Onanas, mesfushori armen ka firmosur për dy sezone me zikaltërit pas eksperiencës 3-vjeçare që kishte me Romën, ku arriti të fitonte më 25 maj në stadiumin “AIR Albania” në Tiranë trofeun e Ligës së Konferencës.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Milano me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen 33-vjeçarit.

Më parë armeni ka qenë pjesë edhe e Arsenalit, Mançester Junajtid, Borusia Dortmund, Shaktar Donjetsk dhe Metalurg Donjetsk.

Në sezonin që përfundoi, Henrik Mikitarjan u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën verdhekuqe të Romës në 31 ndeshje duke shënuar 5 gola dhe duke dhuruar dhe 6 asiste.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×