
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në studion e News24 u shpreh se duhet të ketë reagim nga qytetarët, mediat e shoqëria civile, në lidhje me sulmin e paligjshëm ndaj Prestige Resort.
Ai shtoi se kushdo që hesht është bashkëfajtor dhe i shërben pushtetit, ndërsa tha se reagimi nuk ka më vlerë kur situata të agravojë akoma më shumë, çka sipas deputetit Sula do të ndodhë në muajt në vijim.
“Nuk prisnin dot tetorin e nëntorin kur nuk ka më turistë. Kjo tregon që arroganca e tyre nuk ka ndalur, kërkojnë të thonë se nëse duam ne ju merrni frymë, nëse nuk duam nuk merrni. Është paralajmërim për të gjithë mediat e tjera.
Duhet reagim. Mos shikojë njeriu vetëm tek oborri i vet sepse do t’i vijë në shtëpi një ditë. Jam i bindur që kanë humbur logjikën e arsyen, do shohim gjëra më të rënda. Mbani mend çdo të ndodhë në muajt në vijim. Nuk do të lënë gjë pa bërë.
Duhet të reagim nga institucionet ndërkombëtare. Të huajt janë lodhur me politikën tonë 30 vjeçare edhe ato nuk e kanë më ngut. Këtu po instalohet një regjim, si regjimi i Erdoganit e Putinit, që Europa i la dhe tani krijohen viktima”, tha Sula.
A ka frikë Rama?
Ç’bëri Hitleri apo Hoxha para se të vdiste, i vrau të gjithë. Edhe Rama e ndjen që po humbet pushtetin. Të gjitha i bën se ndjen që po i rrëzohet pushteti e po i rrëshket nën këmbë. Politika për 30 vite ka gjynahet e veta,, por ç’është bërë pas 25 prillit dhe vitet e fundit….
Ky popull duhet t’i vërë gishtin kokës, duhet të ishte bërë rotacioni. Ai që hesht është bashkëfajtor. Ai që hesht sot i shërben pushtetin
Ç’forma reagimi duhet të ketë sot kur mbizotëron arroganca e sulmi?
Reagim i qytetarëve, shoqërisë civile, mediave, ndërkombëtarëve, nëse ky na sjell autoblindat e tanket tek shpia, pastaj s’ka më vlerë reagimi.
Duhet ti kthehen arsyes, i shoh edhe në Parlament. Arroganca e tyre është tmerrshme.
Propaganda është ekstreme për të mbytur zërat opozitarë.
Si e shihni perfomancën e mediave në raport edhe me denoncimet?
Po të mos ishte media ne do të ishim të mbaruar. Shyqyr që është kjo dritare. Këto të thonë kur të themi ne do të marrësh frymë. Unë nuk jam i habitur, ato nuk mendojnë dhe nuk arsyetojnë. Duan ta çojnë arrogancën e tyre deri në fund. Po të ishin njerëzor do të kishin pritur nëntorin, por jo këto thonë duam ta bëjmë tani. Unë inkurajoj mediat të bëhen të gjithë bashkë për të ndaluar këtë regjim.
Arena e Lajmit