Ekipi i Nju Inglandit në kampionatin amerikan është hedhur në sulm për Xhakomo Vrionin dhe është shumë pranë firmës me sulmuesin, duke gjetur edhe akordin me Juventusin.
Por për 23- vjeçarin ky hap në aspektin financiar do të ishte shumë i leverdishëm, pasi dihen edhe shumat e përfituara në atë kampionat.
Vështirësia e Xhakomos do të jetë në lidhje me ekipin kombëtar, pasi largësia dhe niveli i kampionatit nuk do t’ia bëjnë shumë të lehtë grumbullimin në Kombëtare.
Kjo, edhe për konkurrencës që ka në sulm, pasi me emra si Armando Broja, Sokol Cikalleshi, Rei Manaj, Myrto Uzuni, kalimi në një kampionat si ai amerikan do të ulte shanset për t’u grumbulluar rregullisht me përfaqësuesen.
Arena e Lajmit

Loading…