IKMT mësyn në ‘Prestige Resort’, drejtori i News 24, Rakipllari: Sulm i pastër politik nga Rama, askush nuk e fiton dot betejën ndaj pavarësisë së medias

Robert Rakipllari

Drejtori i News 24, Robert Rakipllari e ka quajtur një sulm të pastër politik ndaj pavarësisë së medias, aksionin e IKMT-së mëngjesin e sotëm në Prestige Resort.

Duke komentuar pamjet e shëmtuara kur në resortin e mbushur me turistë fadromat prishin pishinat e hotelit, Rakipllari tha se asnjë pushtet nuk e fiton dot betejën me mediat.

Çfarë komenti keni për këtë që po ndodh?

Këto pamje të shëmtuara janë kulmi i një fushate që shteti ka ndërmarrë ndaj bizneseve të Hysenbelliu group, biznese që garantojnë lirinë e mediave News 24, Balkanëeb, Panorama. Është një fushatë shumë agresive që është drejtuar nga kryeministri Rama. Të gjithë drejtuesit e institucioneve janë urdhëruar të godasin këto media. Unë kam rreth 20 vite gazetar, këto pamje janë të njëjta me ato që Berisha i parë i bëri gazetës Koha Jonë dhe e dimë çfarë ndodhi më tej. Kjo nuk është një përpjekje për të rregulluar paligjshmërinë. Nuk çohet një njoftim, apo një shkresë. Kryeministri ka qenë aty dhe ka dhënë një leje. Një shtet normal bën disa procedura, jep një afat. Kjo nuk ndodh duke tmerruar turistët.

Ne kemi parë një dokument që restorti është firmosur nga kryeministri Rama, ka pasur vizita të tij. Është promovuar edhe jashtë Shqipërisë…

Unë kam qenë në resort kur grupi i PS-së ka pasur disa takime pune. Është nga resortet model në të gjithë Shqipërinë. Ky është kulmi. Fadromat në pikë të mëngjesit në një hotel me turistë, është kulmi i një fushate të egër. Unë jam dëshmitar i një fushate të egër për të goditur bizneset që garantojnë pavarësinë dhe lirinë mediatike tonën. Ai biznes garanton lirinë dhe pavarësinë e News 24. Ky është një skandal i madh. i bëj thirrje ambasadës së SHBA, BE dhe OSBE që ky është një sulm i qartë politik që bëhet ditën për diell kundër një biznesi që garanton lirinë tonë. Janë edhe sulmet nga Tatimet, Doganat, ka patrulla 24 orëshe që bëjnë presion.

Mendoni se do të vazhdojë ky sulm?

Asnjë pushtet nuk e fiton dot betejën me fjalën e lirë. Shqipëria është një vend anëtar i NATO- në faqe të të gjithëve. Ka procedura për ta bërë këtë gjë. Çohet një letër një dokument, ka gjykata, prokurori dhe ky është hapi i fundi që duhet të bëhet. Këtu hapi i fundit bëhet i pari. Këtu është gjithçka e miratuar me vetë firmën e kryeministrit . Është nga resortet model në Shqipërisë, si nga ligjshmëria si nga organizimi. Doja të thoja se i gjithë ky sulm që ka kulmuar me këtë pamje të shëmtuar me fadroma në një pronë private ka nisur direkt me Tv Neës 24, ku ne këtë godinë ku jemi sot. Ka rreth 20 vjet që është instaluar, janë bërë investime në studio. Është një Tv në shërbim të publikut dhe shkresa nga qeveria ka ardhur pa paralajmërim nga qeveria që ne të lëmë këtë godinë dhe të largohemi. Shkresa ka qenë ultimative që duhet të largoheshim në datën 25 korrik. Por e kemi çuar në Gjykatë dhe ajo e cilësoi të paligjshme kërkesën e qeverisë që ne të largoheshim nga News24 pavarësisht se këtij territori këtij ambienti i është dhënë jetë nga News24. Dhe në mënyrë krejt të papritur joligjore, sigurisht vendimi i gjykatës e vërtetoi paligjshmërinë e qeverisë. Janë bërë dhjetëra përpjekje për të larguar News24 nga aty për të hequr studio. Sulmi ka qenë me gjoba të paligjshme, patrulla, me të gjitha mënyrat, sikur këtu të jetë sulltanat, Kryeministri vepron sikur të jetë në sulltanatin e tij . Të gjitha agjencitë qeveritare në urdhrat politik të një njeriu për të goditur një media, Tv që çfarë po bën? Po ruan pavarësinë dhe linjën e saj editoriale dhe për këtë duhet të sulmohen bizneset e këtij TV. Duhet të kërkohet të largohet nga ambientet ku ushtron veprimtarinë e tij. Dhe çfarë veprimtarie ushtron, kjo është një veprimtari në shërbim të publikut. Flasim për një nga grupet më të mëdha mediatike në vend. Një sulm total i përqendruar si ndaj Tv vetë ashtu edhe ndaj të gjithave bizneseve që siç e thashë më parë garantojnë lirinë e këtij televizioni.

Ne kemi publikuar të gjitha sulmet që na janë bërë edhe nga Tatimet e Doganat. A e ka prishur imazhin e Shqipërisë ky sulm i sotëm në resortin Prestige?

Ky është një nga dimensionet e kësaj pamje. Edhe zv.Presidentja e kompanisë e tha që kjo nuk shkakton një dëm ekonomik, por është një gjest politik i kryeministrit. Zoti Zyberaj që ishte deri para dy ditësh në krye të IKMT dha dorëheqjen sepse nuk pranoi të bënte një veprim të paligjshëm që po e bën sot famozja Dallëndyshe Bici, e cila është me dosje në prokurori. Këtu veprohet sikur jemi sulltanat. Kjo e dallon shtetin e së drejtës nga një sulltanat. Është një shantazh dhe presion i qartë që bëhet ndaj News 24.

Cili është qëllimi?

Qëllimi është që këto media të devijojnë linjën e tyre editoriale dhe ti bëjnë temena kryeministrit. Nuk mundet dot që fjala e lirë të vritet në këtë vend. E kanë provuar më parë burra shumë më të zotë se Rama dhe nuk e kanë fituar dot betejën me median e lirë. Organizatat e mediave duhet të ngrenë zërin. Nuk mund të vazhdohet kështu me këtë lloj paligjshmërie, pa letra, pa dokumente, pa procedurë. Ne nuk po flasim për dëmin ekonomik të një biznesi. Po flasim për fadromën në një resort. Ky kryeministër nuk ndalet në qëllimet e tij për të nënshtruar fjalën e lirë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×