Kristjan Asllani po pret datën 6 korrik, ditën e parë të grumbullimit për t’u vendosur nën urdhrat e Simone Inzagit dhe për të nisur kështu eksperiencën e tij të re me fanellën e Interit. 20-vjeçari është ideuar të jetë zëvendësuesi i Brozoviçit dhe pse jo të shndërrohet më vonë në atë që do të marrë stafetën e kroatit, nisur nga cilësitë e ngjashme me të, por Asllanit cilësia nuk i mungon në asnjërin prej pozicioneve të mesfushës. Me të Inzagi do të ketë në dispozicion një lojtar polivalent, që pavarësisht se Brozo e ka “prenotuar” si zëvendësin e tij, mund t’i sjellë Interit shumë më shumë se aq.
REGJISORI
Në regji, i vendosur para mbrojtjes siç është dhe roli i tij natyral, edhe ai është një motor ashtu si kroati me 11.07 kilometrat për ndeshje në sezonin e shkuar që e renditën mes 10 të palodhurve të Serisë A. Organizimi i manovrës dhe të qenit ura lidhëse mes mbrojtjes dhe sulmit janë karakteristikat e tij kryesore.
ME TË DYJA KËMBËT
Aftësia për të vertikalizuar dhe për të kërkuar drejtpërdrejtë pykën e skuadrës është një nga pikat më të forta të Asllanit, që me një si Lukaku unë skuadër nuk do e ketë të vështirë të koleksionojë asiste për aq kohë sa të jetë në fushë. Por gjëja që inkurajon më shumë është përdorimi me të njëjtin efikasitet i të dyja këmbëve, një tipar ky që në mesfushën me pesë të zikaltërve i lejon të zërë si vendin e Çalhanoglusë dhe atë të Barelës.
FANTAZISTI
Golat nuk janë kontributi i tij kryesor për skuadrën, por në rolin e fantazistit me të rinjtë e Empolit ka treguar se di të shënjestrojë portën. 22 gola në 5 sezone me toskanët nga ky pozicion janë një tjetër siguri për Interin që edhe nëse i nënshtrohet ndryhsimit të modulit në 3-4- 1-2 me Dibalën (nëse vjen) apo Çalhanoglunë pas dyshes,d do të gjejë të Asllani lojtarin e duhur për të ndryshuar ritmin e skuadrës. Kristjani ofron mundësi të shumta zgjedhjeje që jo vetëm rrisin shanset e tij për t’i rrëmbyer Iznagit shumë minuta, por mbi të gjitha i dhuron trajnerit një xhol në dorën për sezonin e ardhshëm.
Arena e Lajmit

Loading…