“Me mua, ose i shembur!”, Xhaferaj për shembjet në “Prestige Resort”: Skena e dhunës, mesazhi që Rama i jep medias dhe më gjerë

Xhaf

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj e ka cilësuar një evoluim të dhunshëm të Rilindjes, duke marrë shkas nga aksioni i paligjshëm në Prestige Resort.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Xhaferaj tha se “shembja e pishinave në Prestige Resort nuk është tentativë për të bërë shtet, por për ta shkatërruar edhe më tej atë.”

REAGIMI I XHAFERAJT
Evoluimi i dhunshëm i Rilindjes
Këto 9 vite, trendi në cdo aspekt për Rilindjen ka qënë përkeqësimi: vit pas viti kemi parë më shumë papërgjegjshmëri, më shumë korrupsion, më shumë dhunë. Nga persekutimi më ‘delikat’ i mediave ndërmjet përdorimit të autoriteteve tatimore apo gjyqësorit, Rilindja në mandatin e 3-të ka evoluar në dhunë karshi kujtdo që denoncon aferat e saj. Eshtë e qartë për këdo që shembja e pishinave në Prestige Resort nuk është tentativë për të bërë shtet, por për ta shkatërruar edhe më tej atë. Skena e dhunës me të cilën u përballën turistë shqiptarë e të huaj është mesazhi që Rama i jep mediës dhe më gjerë: ose me mua, ose i shembur.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×