Risi në Katar/ 30 sekonda për vendimet, në Botëror edhe “offside” automatik

Sistemi VAR dhe arbitrat vijojnë të përbëjnë një nga temat më të nxehta të futbollit modern, e megjithatë teknologjia do të vazhdojë të shtrihet në futboll. Këtë e vërteton edhe fakti se po mendohet për t’u marrë një tjetër hap për të zvogëluar edhe më tepër gabimet që ndodhin në gjykimin e takimeve.

int_220613_COM_SOC_Anlaysis_How_will_semi_automated_offside_work_at_the_World_Cup_20220613_GLOBAL

Sidomos kur ato janë të një rëndësie të veçantë siç do të ndodhë në Katar. Sipas raportimeve nga mediat e ndryshme nëpër botë, duke filluar nga sezoni i ri disa risi mund të përfshihen në VAR, duke përfshirë praninë e specialistëve në monitor dhe pozicionin jashtë loje automatik.

Aktualisht, “këmishët e zeza” veprojnë me rrotacion në dhomën e VAR duke qëndruar një javë në fushë e në atë pasardhëse në monitor. Ndërkohë, parashikohet që së shpejti aty të rrijë gjatë gjithë kohës një specialist, i cili duhet të ketë detyrën të marrë vendime pa u ndikuar nga arbitri kryesor.

BOTËRORI – Një tjetër zhvillim është ai i pozicionit jashtë loje automatik, që FIFA e projekton si funksional për Kupën e Botës në Katar. Një softuer do të jetë në gjendje të zbulojë në kohë reale pozicionimin e lojtarëve në fushë, duke përdorur sensorë dhe duke shpejtuar kohën (30 sekonda) për konfirmimin ose jo të një goli.

Të gjitha këto momente do të jepen në ekranet e stadiumeve, në mënyrë që të shihen edhe nga tifozët e pranishëm, ndërkohë që ky vendim ka hasur jo pak kundërshti nga ana e skuadrave.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×