U kap bashkë me policin dhe një shqiptar tjetër me sasi të madhe droge në Turqi, mes të arrestuarve ish-komandoja (EMRI)

Images

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me operacionin e zhvilluar në Turqi, ku u arrestuan 3 shtetas shqiptarë pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme droge.

BalkanWeb mëson se përveç policit Florenc Bicerri, policia turke ka arrestuar dhe Kujtim Çelikun, ish-komando, i skeduar më parë për vjedhje. Po ashtu pas hekurave ra dhe Adrian Qirici.

Raportohet se efektivi i policisë rrugore në Tiranë mori leje nga puna dhe në datën 5 tetor fluturoi së bashku me shtetasin Kujtim Çeliku nga Rinasi drejt Turqisë, ku dhe u kapën me një sasi të konsiderueshme droge nga autoritetet turke.

Ndërkohë Polica Rrugore që prej datës 8 tetor ka nisur hetimin disiplinor për efektivin si dhe procedurën për largimin e tij nga puna si shkak e mosparaqitjes në detyrë.

3 shqiptarët u arrestuan nga autoritetet turke me një sasi të madhe droge, ndërsa nuk specifikohet se sa është lënda narkotike e kapur në total.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×