
Pamjet që shihni datojnë në 28 gusht të vitit të kaluar, kur kryeministri Edi Rama vizitonte afganët e strehuar në ‘Prestige Resort’, që ishte një nga bizneset që iu hapi derën të shpërngulurve nga regjimi i talebanëve.
Pikërisht në këtë resort Rama, që iu ‘sul’ dje IKMT për të zbatuar një vendim të paligjshëm për shembjet e dy pishinave, bënte shëtitje dhe vlerësonte kontributin e bizneseve të tilla për mikpritjen.
Ndërkohë, Prestige Resort po përballet me një sulm të paprecedentë, pasi përmes një vendimi të paligjshëm, po shkatërrohen pishinat.
Arena e Lajmit