“Balla ka ndenjur dy muaj te dhoma presidenciale si pasha, i kemi shërbyer”, flasin punonjëset e “Prestige Resort”: Rama na tha “fole dallëndysheje”, na falënderoi. Turp t’iu vijë!

Punonjeset E Prestige Resort

Punonjëset e Prestige Resort kanë folur sot për atë që po ndodh prej dy ditësh me aksionin e INUK që shkatërroi pishinat e këtij resorti dhe pse gjithçka figuron me dokumente të rregullta.

Ato kanë treguar dhe episode nga vizitat e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Kanë kujtuar përgëzimet e Ramës ndaj tyre dhe shërbimin ndaj Ballës që ka pushuar me ditë të tëra në këtë resort.

“Rama kur ishte na tha fole dallëndysheje, na falënderoi, hëngri dhe drekë. Prestige Resort, priti dhe banorët nga tërmeti dhe afganët. Nga 3 vakte 5 jepte. Po shpenzimet kur kanë ikur afganët që i ka larë e të gjitha.
Kjo është turp.

Taulant Balla ka ndenjur me muaj, dy muaj te dhoma presidenciale, i kam shërbyer si pasha. Turp t’i vijë, Taulant Ballës të parit, Edi Ramës të dytit se ka ngrënë aty. Kjo është e keqe për ne, jo për shefin. Unë mbaj familjen.
Kanë ardhur pushtetarë shumë, pa numër.
Kanë ngelur shumë të kënaqur dhe dje thoshin si mund të prishet një gjë e bukur”, thanë punonjëset.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×