EMRI/ Greqia e kërkonte për vrasjen e dyfishtë dhe grabitjen e 780 mijë eurove, ekstradohet nga Malta 36-vjeçari shqiptar

7b47cc700c0f2efaa1676dc8a56a1524b6500cc6 1666011583 7f2a7368 960x640

Gjykata e Maltës ka konfirmuar dje ekstradimin e 36-vjeçarit shqiptar, të kërkuar në Greqi për vjedhje të 780,000 eurove si dhe vrasje të dyfishtë në vitin 2015.

Vendimi u mor të hënën ndaj Ledjon Brakajt, i cili u arrestua në Maltë në gusht, pasi u vu në shënjestër të një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga autoritetet greke.

Brakaj dyshohet se ishte përfshirë në një grabitje e cila përfundoi në vrasjen e një gruaje të moshuar dhe nipit të saj. Ata u rrahën dhunshëm dhe më pas u dogjën të gjallë, pohojnë autoritetet greke.

Gjatë procesit të ekstradimit para gjykatës së Magjistraturës, avokatët e Brakajt kishin ngritur dyshime për identitetin e të arrestuarit, duke kundërshtuar më pas edhe konkluzionet e ekspertëve të gjurmëve të gishtave.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×