EMRI/ Përleshje pranë stacionit të metrosë në Londër, vritet 27-vjeçari shqiptar, një tjetër i plagosur

1 E773b5f7 131e 4462 9f9f A2a14c409d1e

Një shqiptar është vrarë mbrëmjen e së dielës pranë stacionit të metrosë së Londrës.

Personi i vrarë rreth orës 23:00 të së dielës është identifikuar si Lumturi Zeqja, një 27-vjeçar nga Barking.

Policia nxitoi në vendngjarje në Church Lane pasi një telefonues i njoftoi ata për një “përleshje”. Aty gjetën dy të plagosur, Zeqja u shpall i vdekur në vendngjarje ndërsa tjetri u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet aktualisht.

Asnjë arrestim nuk është bërë dhe personi përgjegjës për sulmin është ende i lirë dhe policia tha se ka një disa pista të ndryshme hetimi.

Familja e viktimës është informuar dhe do të bëhet ekspertiza pas vdekjes. Oficerët e mjekësisë ligjore kanë qenë në vendin e ngjarjes mëngjesin e sotëm (17 tetor) duke mbledhur provat.

Kryeinspektori Simon Crick, drejtuesi i policisë në Waltham Forest dhe Newham, tha: “Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e z. Zeqja për humbjen e tyre tragjike. Unë mund të kuptoj se ky incident do të ketë shkaktuar shqetësim dhe tronditje në komunitetin lokal dhe do të doja të siguroja banorët se do të kemi oficerë lokalë që do të patrullojnë në zonë. Ju lutemi flisni me këta oficerë; ata do të ndihmojnë në zbutjen e çdo shqetësimi që mund të keni.”

Burri i dytë i gjetur në vendngjarje mendohet se është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×