“Fadromat do të rikthehen nesër”, gazetari paralajmëron atë që do të ndodhë me sulmin në “Prestige Resort”: Do të shembet një pishinë tjetër dhe…

Fadromat E Ikmt Ne Prestige Resort E Plote4

Gazetari Osman Stafa, në një raportim për News24 u shpreh se aksioni për prishjen e pishinave të Prestige Resort ka përfunduar sot, ndërsa vijimi i aksionit pritet të vijojë ditën e nesërme.

Ai ka bërë me dije se nesër pritet të prishet një tjetër pishinë, dhe ballina e shëtitores para ndërtesës.

“Që nga arët e para të mëngjesit që IKMT ndërhyri në Prestige Resort, vetëm tani ka një moment qetësie pasi tërë ditën dëgjoheshin fadromat që punonin përprishjen e pishinave.

Që në orët e para të mëngjesit në dritaret e hotelit dolën turistët të shokuar nga ajo që po ndodhte.
Policia dhe fadromat zbarkuan për të zbatuar një vendim që sipas përfaqësuesve ligjorë të Hysenbelliu grup është i paligjshëm.

Pushuesit kanë deklaruar se ishte e para herë në jetën e tyre që hasnin një pamje të tillë në mes të sezonit turistik, dhe se në vendet e tyre as që mendohej diçka e tillë Prestige Resort është kthyer në një pikë turistike për pushuesit e huaj.

Fadromat do të rikthehen nesër, ndërkohë që është edhe një pishinë që pritet të prishet nesër. Edhe një pjesë, ballina e shëtitores para ndërtesës, të shembet për ditën e sotme aksioni ka përfunduar dhe pritet të vijojë nesër”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×