I shpallur në kërkim për trafik droge, i riu shqiptar arrestohet nga policia italiane në banesën e së dashurës

Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 21 vjeçar shqiptar, pasi ishte i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

I riu shqiptar ishte i shpallur në kërkim që nga viti 2019 si pjesë e hetimit të kryer nga Karabinierët e Njësisë Operative të Kompanisë Anagni për operacionin “Piazza Pulita”.

21-vjeçari ishte i përfshirë, së bashku me disa të tjerë, në një rrjet trafikantësh aktivë midis viteve 2019 dhe 2020 në provincën e Ciociaria.

I riu pas hetimeve ra në gjurmët e policisë dhe u arrestua në shtëpinë e të dashurës së tij.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×