Prapaskenat e rinovimit të Salah, egjiptiani ishte shumë pranë rikthimit te skuadra e…

Rinovimi i Salah me Liverpulin e bëri atë lojtarin më të paguar në historinë e klubit, me 400 mijë paund në javë. Gjithsesi ai ishte shumë pranë largimit këtë merkato, vetëm që “Reds”-at mos ta humbnin me parametra zero në verën e ardhshme.

salah

Siç bëjnë me dije në Angli, egjiptiani ishte shumë pranë rikthimit te skuadra e Çelsit.

Presidenti i ri i “Bluve”, Tod Bohli, kishte kontaktuar me agjentin e 30-vjeçarit për ta rikthyer dhe njëherë atë në “Stamford Bridge” dhe duket se negociatat shkuan shumë pranë.

Por mesa duket Liverpuli nuk kërkoi Salah të shkonte drejt një tjetër skuadre të Premier Ligës, kështu vendosi që ta bënte atë lojtarin më të paguar në klub, duke ja kaluar Van Dajkut.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×