
Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola pampuri ka reaguar për aksionin e IKMT-së që shkatërroi dy pishinat e “Prestige Resort” në Golem në shkelje të ligjit.
Duke e cilësuar një lojë të shëmtuar alla-Rama, Pampuri shprehet se kjo ngjarje është skandaloze dhe dëmton rëndë imazhin e turizmit në vend.
Ajo gjithashtu nënvizon se kryeministri i vërsulet mediave në momentin që këto të fundit nuk e mbështesin linjën e tij editoriale.
Postimi i Pampurit:
Mjaft me me lojërat e shëmtuara alla Rama, ku me njërën dore i mban e me tjetren i hedh tej.
Nje shtet ligjor nuk ecen perpara me inate, e kërcënime.
Kjo loje e shëmtuar ka kosto mbi kurrizin e Shqipërisë dhe shqiptareve.
Gjesti i Ramës sot dëmton imazhin e turizmit ne Shqipëri. Sa i përket zaptimit te rërës, tokave, shqyrtoni dokumentacionin, bëni transparence, dhe me pas merrni masa.
Koherenca eshte e rendesishme.
Ngjarja e sotme pranë ‘Prestige Resort” tregoi dhe një herë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës, pasi përgjegjshmëria është karakteristikë e rëndësishme për një kryeministër, por totalisht e munguar tek ai, pasi në këto vite bëri shumë mirë pazarxhiun, por jo kryeministrin e vendit. Të ndërhysh në një resort turistik pa bërë transparencë mbi asnjë dokument dhe arsye, pa pritur përfundimin e sezonit, largimin e turistëve që kishin paguar, ndoshta dhe kursimet e një viti për të pushuar aty, besoj se është një gjest skandaloz për dëmtimin e imazhit të turizmit në vend, por dhe mënyrën se si Edi Rama i hakërrehet çdo pronari mediash, kur nuk shkon në linjën dhe favorin e tij.