Shqiptari ndërron emrin për t’i shpëtuar dënimit për trafik droge dhe kthehet në Itali, por…

Polstradacontrolli Jpg 4846.660x368

Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka rezultuar i dënuar për trafik droge.

Shqiptari u ndalua nga policia në Pontremoli për kontroll teksa drejtonte një kamion me targa italiane.

Gjithçka dukej se ishte në rregull, por vëmendjen e agjentëve e tërhoqi gjuha e shoferit, një italishte e rrjedhshme, por nga pasaporta e paraqitur rezultonte se nuk kishte qenë kurrë në Itali.

Më pas, ekspertët e policisë vendosën të thellojnë kontrollin dhe nga këqyrja e gjurmëve të gishtërinjve rezultoi se drejtuesi i kamionit ishte në realitet një person tjetër, i kërkuar për të vuajtur një dënim mbi 9 muaj burg për krime të lidhura me trafikun e lëndëve narkotike, e kryer gjatë qëndrimit të tij në Itali.

Praktikisht, pas kthimit në Shqipëri, ai kishte ndryshuar emrin e tij, i cili ishte legjitim në vendin e tij dhe kishte marrë një pasaportë të re dhe një patentë të re shoferi, duke menduar se me këtë mashtrim nuk do të zbulohej kurrë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×