“Tregon fytyrën e vërtetë të qeverisjes”, Tabaku reagon pas sulmit në “Prestige Resort”: Presioni ndaj mediave, tipari tipik i regjimeve autokratike!

7be7b5fe 46a0 42ae 868d 6d2292f01aa8

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me aksionin që nisi sot në orët e para të mëngjesit në “Prestige Resort”.

Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku u shpreh se presioni ndaj gazetarëve dhe sulmet ndaj mediave, janë një tipar tipik i regjimeve autokratike

Postimi i plotë:

Pamjet e mengjesit të sotëm me policinë e shtetin pranë një biznesi privat të grupit të mediave News 24 dhe Panorama ishin trishtuese dhe tregojnë fytyrën e vërtetë të qeverisjes!

Historia e qeverisë që turret për të shembur biznese që deri dje i ka konsideruar mikpritëse vetëm përse linjat editoriale të mediave nuk ndjekin urdhrat e qeverisë është një film parë më herët.

Një film që ka shkuar deri në gjykatën e Arbitrazhit dhe që ka sjellë më tej një media përherë e më të kapur dhe vetëcensuruar.

Fatkeqësisht qeveria vazhdon të përdorë mjete totalitare për të vendosur drejtësinë e saj vetëm përse media nuk i përgjigjet interesit dhe oreksit të qeverisë. Kjo është tragjedia e lirisë së medias dhe lirisë së bërit biznes ne shqiperi!

Sulmet politike ndaj biznesit e medias, presioni ndaj gazetarëve, ndaj atyre që denoncojnë korrupsionin është tipari tipik i regjimeve autokratike! Kjo që po ndodh sot, nesër mund ti ndodhë kujtdo! Nesër vjen te dera jote!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×