Një aksident i frikshëm ka ndodhur në startin e Çmimit të Madh të Britanisë me protagonist dy pilotët Xhorxh Rasëll dhe Guanju Zhu.
Piloti kinez pësoi një goditje të fortë nga mbrapa e cila bëri që makina e tij të humbte kontrollin dhe të “fluturonte” në ajër duke u ndal disa metra më larg e përmbysur.
Pamjet e para lanë të shtangur shikuesit të cilët menduan më të keqen, por raportimet nga drejtuesit e garës thonë se piloti i “Alfa Romeo”-s ndodhet në gjendje të mirë dhe po transportohet drejt spitalit për të kryer disa kontrolle.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…