Aksioni i paligjshëm i IKMT/ “S’ka faj News24 që qeveria vjedh 3-fishin me koncesione”, Vasili: Demonstrim banditësh nga shteti mafioz për të mbuluar aferat

Rhjtj

Aksioni i paligjshëm i IKMT-së në ambientet e “Prestige Resort” në Golem, është kritikuar sërish nga deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Teksa aksioni ka ardhur në një moment krejt të papërshtatshëm, pasi sezoni turistik nuk është mbyllur ende, Vasili e ka cilësuar një demonstrim force nga banditët, me qëllim të vetëm fshehjen e së vërtetave të tyre kriminale me paratë publike.

“Nuk është fajtor Fokus Grup nëse këta vjedhin 3-fishin për të bërë rrugën Kardhiq–Delvinë apo koncesionet që fitohen me miliona euro duke u ulur me 10 euro”, thekson Vasili në një intervistë për Syri Tv.

Ndër të tjera ai shtoi se kemi të bëjmë me një shtet mafioz që me kërcënime kërkon të mbyllë gojën dhe qytetarët të mos marrin vesh aferat.

“Këtu po shohim të përsëritet e njëjta histori akoma më e dhunshme për të dhënë vetëm një mesazh, kush na nxjerr të vërtetat ne kush na demaskon ne, ne do përpiqemi të përdorim shtetin me të gjitha mënyrat me ligj pa ligj me rregulla pa rregulla. Dhe i gjithë ky demonstrim që u dha ishte një demonstrim i vërtetë prej banditësh për të fshehur të vërtetat e tyre.

Nuk është fajtor Fokus Grup nëse këta vjedhin 3-fishin për të bërë rrugën Kardhiq–Delvinë apo koncesionet që fitohen me miliona euro duke u ulur me 10 euro. Një vjedhje monstruoze. Nuk janë fajtore mediat, as News24 as SYRI TV as një TV që thotë të vërtetën. Ata që duhet të venë në burg janë ata mbi të cilët rëndojnë këto miliarda të këtij abuzimi të tmerrshëm.

Fajtor nuk janë mediat që përcjellin këto të vërteta kaq të mëdha. Fajtorët janë ata që shkaktojnë një krim ekonomik të dimensioneve të frikshme është qeveria. Është një shtet mafioz që me kërcënime të dukshme të padukshme hapur si kjo është vetëm me një pikësynim të mbyllet goja, që qytetarët të mos marrin vesh të vërtetën”, tha Vasili.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×