FOTOT/ Jo vetëm skicimi i ishullit në pishinë, idetë për pistën, Rama ndryshoi dhe ngjyrën e “Prestige Resort”, vizita e 6 viteve më parë

Prestige Ok Ok

Gjatë kohës që “Prestige Resort” ndërtohej, kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet duke parë nga afër punën që po bëhej dhe madje ka ndryshuar dhe ngjyrën me të cilën po lyhej resorti.

Pra, Rama jo vetëm skicoi ishullin në pishinë, jo vetëm dha idetë për pistën e resortit, por edhe ndryshoi ngjyrën e tij. Një vizitë e zhvilluar më 7 prill 2016 do të ishte surprizë për punonjësit që ende po punonin për të sjellë në jetë një krijesë në bregdetin e Adriatikut, ndër më të preferuarat nga turistët e huaj dhe vendas.

Rama ishte ai që iu tha punëtorëve të përdornin një tjetër ngjyrë për lyerjen e tij. Pra kryeministri e ka ndjekur hap pas hapi ngritjen e këtij resorti, në të gjitha etapat e tij, ka qëndruar disa herë dhe madje strehoi aty të prekurit nga tërmeti dhe nga shtetasit afganë, por sërish nuk pa asnjë paligjshmëri deri më 1 shtator, kur fadromat dhe policia u dërguan për të prishur dy pishinat e resortit dhe sot pistën para tij.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×