Mallkimi i yjeve mbi 100 milionë euro, vetëm 3 prej tyre shpëtojnë

Ishte fundi i merkatos së verës në vitin 2013 kur Reali i Madridit thyente barrierën e 100 milionë eurove për të afruar në skuadër sulmuesin e Totenhemit, Garet Bejl. Madrilenët shpenzonin 101 milionë euro për uellsianin. Që nga transferimi i tij nga Totenhemi drejt Madridit, listës së lojtarëve për të cilët janë shpenzuar më shumë se 100 milionë euro i janë shtuar edhe 11 personazhe të tjerë.

1102753_1102753_HUNDRED-MILLION-EURO-TRANSFERS-FEATURED

Pak a shumë të gjithë kanë pasur dritëhijet e tyre. Vetë Garet Bejl nuk pati një lamtumirë të lavdishme në Madrid. Por gjithsesi ai ka qenë ndër të paktët lojtarë 100-milionësh që i ka justifikuar paratë e hedhura për të. Ai u largua nga Reali me 106 gola të shënuar dhe 67 pasime për gol në 258 takime, si dhe duke fituar 16 trofe të ndryshëm (3 kampionate në Spanjë, 5 Champions, një Kupë Mbreti, një Superkupë të Spanjës, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Botërorë Klubesh).

Rendimenti i Bejl ka qenë mjaft i mirë po të krahasohet me të tjerë lojtarë për të cilët janë paguar shuma me tri shifra. Dështimi më i fundit është rasti i Romelu Lukakut. Për belgun Çelsi shpenzoi 113 milionë euro në vitin 2021, por pas vetëm një sezoni ai u rikthye në formë huazimi te zikaltrit e Milanos pa lënë gjurmë në “Stamford Bridge”. Lukaku është tregues se jo gjithnjë shpenzimet me tri shifra përkthehen në sukses.

NEJMAR – Vijon të jetë lojtari më i shtrenjtë në histori, me Paris SG-në që pagoi 222 milionë euro për t’ia marrë Barcelonës. Një nënshkrim historik, por që nuk ka shkëlqyer ashtu siç pritej, kjo edhe për shkak të dëmtimeve. Ai numëron 100 gola dhe 60 pasime për gol në 144 takime me Parisin, duke fituar 11 trofe. Por jo atë më të rëndësishmen, Ligën e Kampioneve. Marrëdhëniet me klubin e tij janë në pikën më të ulët me Parisin që kërkon ta largojë.

MBAPE – Fillimisht u huazua në vitin 2017 nga Monako, për t’u blerë përfundimisht në vitin 2018 nga PSG-ja për vlerën e 180 milionë eurove. Parisi bëri gjithçka për ta mbajtur këtë verë në skuadër futbollistin që parashikohet të shkruajë historinë e këtij sporti për 10- vjeçarin e ardhshëm. Deri më tani numëron 170 gola e 88 pasime për gol në 216 takime me Parisin, me të cilin ka fituar 11 trofe. Ai është simboli i klubit kampion në Francë dhe shpresa për të fituar kupën me veshë të mëdhenj.

DEMBELE – Largimi i Nejmarit e detyroi Barcelonën të bënte çmenduri në verën e vitit 2017. Një prej tyre ishte nënshkrimi me Osman Dembelenë nga Dortmundi. Për francezin klubi katalanas shpenzoi 140 milionë euro. Por ai mund të klasifikohet me plot gojën si një nga zhgënjimet më të mëdha me vetëm 32 gola. Për më shumë që Barça “e ka humbur” me parametra zero jo më larg se dje.

KUTINJO – Dembele nuk ishte çmenduria e vetme e Barçës verën e vitit 2018. Tjetri ishte Kutinjo për të cilin i pagoi 135 milionë euro Liverpulit. Një tjetër zhgënjim për të cilin në këmbim mori vetëm 20 milionë euro nga Aston Vila!

GRIZMAN – Barça pagoi 120 milionë euro për yllin e Atletikos dhe kampionin e botës me Francën në vitin 2018. Asnjëherë nuk e gjeti veten komod me Mesin përkrah, duke u larguar nga “Camp Nou” vetëm me një kupë të Mbretit.

GRILISH – Diamanti i Aston Vilës kaloi sezonin e kaluar në “Etihad”, ndonëse kërkohej nga e gjithë Premier. Me të mbërritur te “Qytetarët” sukseset nuk munguan, por jo shumë për meritë të tij. Mund të ngushëllohet me faktin se ka ende kohë përpara për të treguar se sa vlen realisht.

KRISTIANO RONALDO – Pas 3 Champions radhazi me Realin, klubi e la të lirë të bënte zgjedhjen e tij. Portugezi vendosi të shkojë në Torino. Juventusi pagoi 117 milionë euro për të me objektivin për të fituar Ligën e Kampioneve. Por e pati të pamundur të përsëriste sukseset me Realin. Për këtë arsye vendosi të linte Italinë dhe të kthehej në “Old Trafford” te Junajtidi, aty ku nisi të shkruante emrin e tij në historinë e futbollit.

POL POGBA – Francezi, i cili ka shkëlqyer me Juventusin, rezulton si një nga dështimet spektakolare të Mançester Junajtidit. “Djajtë e Kuq” shpenzuan 105 milionë euro për të, por rendimenti i tij la për të dëshiruar, shpesh i kushtëzuar edhe nga dëmtimet. Përsëri si shumë vite më parë kthehet si lojtar i lirë te Juventusi.

ZHOAO FELIKS – Blerja më e shtrenjtë në historinë e Atletikos së Madridit i shtohet listës së lojtarëve me tri shifra, por që deri më tani ka treguar shumë oshilacione. Gjithsesi, “Rojiblancos” e kanë si flamurin e tyre.

100 milionw

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×