Miss Argjentina dhe Miss Puerto Rico i habisin të gjithë, dy bukuroshet kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë

fgn-1

Mariana Varela, 26 vjeç dhe Fabiola Valentín, 22 vjeç , ishin përfaqësueset e Argjentinës dhe Porto Rikos në konkursin e bukurisë Miss Grand International 2020. Të dyja luftuan për titullin e botës ku u pozicionuan tek 10 finalistet.

Së fundmi, vajzat i kanë habitur të gjithë me lajmin se ato janë martuar.

Këtë herë bukuroshet kanë vendosur ta bëjnë publike lajmin përmes rrjeteve të tyre sociale , ku më parë kishin ndarë disa fotografi së bashku në plazh apo duke bërë një selfie para pasqyrës. Por nuk dihej që lidhja po shkonte aq mirë dhe ish-misset të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë.

“Pasi vendosëm ta mbajmë lidhjen tonë private, ne e zbuluam në një ditë të veçantë. 28.10.22”-shkruanin ato në një postim në Instagram.

Mariana dhe Fabiola kanë kaluar në gjendjen civile në Qendrën Gjyqësore të San Juan de Puerto Rico për të celebruar martesën e tyre.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fabiola Valentín 🌙 (@fabiolavalentinpr)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×