Në “radarët” e Partizanit, sulmuesi i Milanit vendos për të ardhmen

Luan Kapani është një nga emrat e lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm te Partizani në këtë verë.

LUAN KAPANI 1

22-vjeçari nga Brazili është lojtar i kontraktuar nga Milani, teksa në sezonin e fundit ishte pjesë e Viterbezes dhe Grosetos në Serinë C.

Partizani e ka pikasur të riun dhe ka tentuar ta afrojë, teksa negociatat arritën deri te diskutimi i përqindjes së kartonit mes Milanit dhe Partizanit.

Por, burime nga klubi bëjnë me dije për gazetën se negociatat mes palëve janë thyer.

Nga ajo që mediet pranë të kuqve raportojnë, arsyeja e krisjes së tratativave është një ofertë nga një ligë më e fortë, që ka mbërritur në adresë të Kapanit.

Tashmë Partizani është vënë në kërkim të lojtarëve të tjerë për sulmin, teksa po has në pengesa e refuzime të njëpasnjëshme.

Për sulmin më parë u përfol edhe bjellorusi Andrej Solovej.

LUAN KAPANI 1

Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

Partizani tenton goditjen e bujshme, kërkon të huazojë sulmuesin e Milanit (VIDEO)

Një Luan nga Brazili, ja prapaskenat te Partizani me sulmuesin e Milanit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×