Skënderbeu humbet edhe një tjetër lojtar nga grupi i vjetshëm.
Largimi i radhës duket se është Jurgen Vrapi. Edhe pse kishte dy vite të tjera kontratë, mesfushori e ka prishur me marrëveshje.
Pavarësisht se ishte pjesë e projektit të Takajt dhe Memellit, 23- vjeçri nuk ka gjetur shumë hapësira në sezonin e fundit dhe ka preferuar të dalë si lojtar i lirë.
Burimet bëjnë me dije se pas bisedimeve me drejtues të klubit, ai ka vendosur që të gjejë një sistemim të ri për veten.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…