
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka vlerësuar punën e bërë nga qeveria e Kosovës, një shtet i ri krahasuar me vendin tonë.
Me anë të një postimi në Facebook, Boçi u shpreh se në Kosovë interesi ndaj qytetarit e biznesit është i madh, ndërsa në Shqipëri ai thjeshtë nuk ekziston.
Postimi i plotë:
Përgjegjshmëria e qeverisë në Kosovë, megjithëse shtet rishtar në raport me Shqipërinë, është e pakrahasueshme me atë në Shqipëri.
Kjo shihet në shumë fusha: Ekonomi, Bujqësi, Kulturë, Arsim, Biznes.
❗️Interesi ndaj qytetarit e biznesit në Kosovë është maksimal.
❌Në Shqipëri ky interes nuk ekziston.
Vetëm nisur nga sot, kjo gjë vërtetohet me dy realitete:
👉Ndërsa në Kosovë miratohet një pako financiare për të ndihmuar qytetarët nga rritja e inflacionit.
👉Në Shqipëri, jo vetëm rritet inflacioni, por shpërthejnë përtej trendit ndërkombëtar dhe çmimet.