“Situatë dramatike”, turistët e huaj për aksionin e paligjshëm në “Prestige Resort”: Suedezët nuk do të rikthehen për turizëm. Jemi të frikësuar!

246374fe E660 4b85 B101 2104c3409af0

Turistët e huaj të cilët kishin zgjedhur Prestige Resort për të kaluar pushimet e verës, janë përballur me ndërhyrjen e IKMT-së. Në ditën e dytë të këtij aksioni, turistët shprehen të indinjuar me atë që po ndodh.

Një turist nga Suedia ka bërë me dije për News24 se mediat e vendit të tij kanë shkruar për atë që po ndodh dhe faktin që turistët suedezë janë shumë të frikësuar dhe se nuk do të zgjedhin më vendin tonë për të kaluar pushimet me frikën se kjo do të përsëritet edhe gjetkë.

“Mediat suedeze treguan për këtë problem, shkruan se turistët suedezë janë shumë të frikësuar dhe se nuk do të rikthehen më këtu pasi frikësohen se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në hotele të tjera. Do të fluturoj për në Suedi por kjo situatë është bërë e padurueshme”, turisti suedez.
Kjo është një reklamë e keqe për turizmin shqiptar, duke pasur parasysh se turistë nga këto vende zgjedhin shpesh vendin tonë për të pushuar. Të shumë janë turistët që nuk do ta zgjidhnin më Shqipërinë, duke i bërë reklamë negative vendit tonë”, u shpreh ai.

Ndërkohë disa turistë nga Polonia kanë deklaruar se do të donin të kishin një ambient të qetë që të mund të pushonin, por se kjo duke e pamundur ndërkohë që fadromat vijojnë punën.

“Situata është dramatike, ne duam qetësi sepse jemi me pushime, por kjo është e pamundur. Është bërë një ambient tejet i zhurmshëm”,u shpreh një nga pushueset.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×