Portieri i Kombëtares, Elhan Kastrati, zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Çitadelën në Serinë B, teksa do të vijojë të mbetet pjesë e kësaj skuadre, edhe të paktën në 1 vit.
Nga raportimet e fundit, bëhet me dije, se Çitadela ka rinovuar me një pjesë lojtarësh të rëndësishëm, ku në këtë listë bën pjesë edhe gardiani shqiptar, Kastrati.
Një konfirmim i rëndësishëm, që ofron garanci absolute në katërkëndorin e klubit të Serisë B. Çitadela këtë sezon do të synojë Serinë A, edhe pse rivaliteti do të jetë tepër i ashpër.
Vlen të theksohet se Kastrati sa arriti të siguronte edhe ftesën e Kombëtares shqiptare, me të cilën edhe debutoi në qershor në duelin miqësor ndaj Estonisë.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…