Triumfon në një program televiziv, lojtari i Interit me zemër të madhe. Të gjitha paratë i dërgon…

Robin Gosens u bë protagonist i programit televiziv gjerman “Schlag den Star”.

GO 1

Mbrojtësi i majtë i Interit fitoi çmimin e madh teksa ka bërë një gjest me të vërtetë për tu duartrokitur.

Gjermani vendosi që të gjitha paratë e fituara t’i shkojnë organizatës së tij kushtuar fëmijëve “Träumenlohntsich”.

27-vjeçari në këtë garë mposhti ish-futbollistin islandez, Rurik Gislanson.

Për këtë sukses ka reaguar vetë gjermani i Interit teksa ka treguar të gjithë emocionin e tij në një postim të profilit të tij në rrjetin social “Instagram”:

“Çfarë përvojë e madhe! Jam shumë i lumtur me fitoren sepse mund të vazhdoj të bëj gjëra të mira për fondacionin tim dhe për shumë fëmijë atje. Dhe unë jam jashtëzakonisht mirënjohës sepse dje takova një person të mrekullueshëm që nuk është vetëm një atlet i madh, por mbi të gjitha një djalë i mrekullueshëm.”, shkroi Robin Gosens.

View this post on Instagram

A post shared by Robin Gosens (@robingosens)

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×