U ngrit për të penguar erozionin/ IKMT prish si të paligjshme pistën e “Prestige Resort”, ja momenti kur Rama jepte ide për ndërtimin e saj

Rama Dhe Pista

Një absurd i vërtetë po zhvillohet në mjediset e “Prestige Resort”, ku për të tretën ditën vijon aksioni i IKMT.

Pas prishjes së dy pishinave të këtij resorti, sot fadroma ka në shënjestër pistën e kompleksit, një zonë pedonale për pushuesit, që sipas inxhinierëve të “Prestige Resort” është ngritur për të penguar erozionin, në një zonë bregdetare, ku deti vazhdimisht ka hyrë në pjesën e rërës.

Madje ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili gjatë një nga vizitave të shumta në këtë resort ka dhënë ide për ngritjen e saj. Siç shihet në foto, Rama është i shoqëruar nga punonjësit, të cilët kanë dëshmuar se vetë ai ka dhënë ide për ndërtimin e kësaj piste që kishte si funksion, ndaljen e erozionit dhe për t’iu ofruar pushuesve një lloj qetësie para hotelit.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×