VIDEO/ Aksident i frikshëm në Elbasan, makina me shpejtësi të lartë përplas fëmijën e mitur, familjarët sulmojnë me gurë automjetin

Aksident Ne Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan, ku një makinë që qarkullonte tej normave të shpejtësisë ka përplasur një fëmijë katër vjeç.

Gazetari Fatmir Popoja bën me dije për BalkanWeb se fëmijë ndodhet në spital, ndërsa pas aksidentit, familjarët të irrituar kanë sulmuar me gurë automjetin.

Fëmija ka qenë duke kaluar nga një anë në tjetrën në rrugë në momentin që është përplasur nga mjeti. Sakaq, policia po mbledh provat dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Reth orës 16:00, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×