Vllaznia vazhdon përgatitjet për sidat e Europës, me shkodranët që janë duke zhvilluar stërvitjen në Austri.
Në ditën e sotme klubi ka publikuar në “Facebook” disa pamje nga seanca stërvitore, ku është vënë re edhe rikthimi i Liridon Latifit, me futbollistin që është stërvitur së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.
Vllaznia gjithashtu kishte publikuar një Video ku shfaqet ish-sulmuesi i famshëm, Vioresin Sinani, i cili tashme mban rolin e zëvendës trajnerit duke sfiduar portierin Zogoviç.
Sinani e ka mposhtur Zogoviç në sfidën e penalltisë duke treguar se nuk e ka humbur teknikën e lartë pavarësisht tërheqjes nga futbolli.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…