Presidenti i Tiranës, Refik Halili, festoi ditën e sotme, 62-vjetorin e lindjes, teksa nuk mungoi urimi surprizë i skuadrës. Teksa bardheblutë ishin duke u stërvitur në stadiumin “Selman Stërmasi” në prag të sfidës së raundit të parë të Champions-it ndaj Dudelanzh, që do të zhvillohet ditën e mërkurë.
Lojtarët dhe stafi bardheblu, së bashku me presidentin Halili, u mblodhën të gjithë në afërsi të mesfushës, duke i kënduar këngën e ditëlindjes, numrit 1 të klubit. Nuk mungoi as torta, ku Halili i fryu qirinjve, në ditëlindjen e tij të 62-të.
Një ditëlindje speciale kjo për presidentin e Tiranës, pasi e feston nën petkun e kampionit.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…